Uashingtoni ka kërkuar zyrtarisht kontributin grek, për lehtësimin e
lëvizjes së mjeteve të tij ushtarake, ajrore dhe detare dhe për
përdorimin e bazave ushtarake të Sudes në Kretë dhe të asaj të Kalamatës
në Peloponez, për një ndërhyrje ushtarake të mundshme në Siri.
Sipas burimeve nga Ministria greke e Mbrojtjes qe ka pranuar kerkesen
e aleteve te saj ne NATO, ne te gjitha skenaret qe po analizohen, eshte
vene ne dukje roli kyç i Greqise, ndersa kane filluar dhe po vleresohen
korridoret e posaçme ajrore dhe detare per levizjet e trupave
ushtarake.
Ne shtabin qendror te ushtrise greke eshte regjistruar ne ditet e
fundit nje perqendrim i madh i anijeve aleate, ne zonen e Mesdheut
juglindor, fakt qe sipas analisteve tregon se vendimi per Sirine, tashme
eshte marre. Përdorimi i bazave ushtarake në Greqi dhe bashkëpunimi me
Forcat e Armatosura greke janë provuar edhe ne te kaluaren e afert me
ndërhyrjen ushtarake në Libi dhe rezultatet janë vlerësuar si tejet
pozitive, njofton TCH.
Megjithatë, pala greke ka sinjalizuar tashmë për aleatët që, si
gjithmonë do të pajtohet plotësisht me detyrimet që rrjedhin nga
marrëveshjet euroatlantike, por nuk do të marre pjesë në mënyrë aktive
duke dërguar forcat e saj në operacionet ushtarake. Jo me larg se java e
kaluar marinsa amerikane kane zhvilluar seminare te perbashketa me
ushtarake greke, ndersa kane kryer edhe manovra me anije luftarake ne
bazen ushtarake te Sudes, ne juglindje te ishullit te Kretes.
Burime jozyrtare bejne me dije se operacioni i mundshem i forcave
aleate eshte perpiluar me baze pervojen e luftes ne Kosove, por ne kete
rast theksohet se Siria nuk eshte si Kosova, ndersa ekziston edhe
kundershtimi i kesaj nderhyrjeje nga ana e Rusise, Iranit dhe Kines.
Analistet vendas shprehen se vendimi i qeverise Samaras per t'i dhene
bazat e saj forcave amerikane, britanike apo franceze ne kete lufte ne
se fillon do ta fuste edhe Greqine ne "ferrin e zjarrit", pasi kjo do ta
sillte ate perballe vendeve fqinje te Lindjes se Mesme, me te cilat
tradicionalisht Athina ka marredhenie te mira. /Indeksonline/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post a Comment