Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin botëror, i
cili është duke u mbajtur në Rio de Janeiro. Xhudistja kosovare, në
finalen e kategorisë 52 kilogramë, ka mposhtur brazilianen, Erika
Miranda.
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka mposhtur portugezen
31-vjeçare, Joana Ramos, e cila ishte e 64-ta në renditje botërore deri
në 52 kg. Ndërsa në rrethin e tretë, ajo ka mposhtur francezen, Priscila
Gneto. Kelmendi, e cila është numër një në renditjen botërore është
favorite për medaljen e artë. /Indeksonline/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post a Comment