PortaliElektronik.tk, ka mesuar se shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, vjen si rezultat i investimeve që i ka berë KEDS në Kosovë. Rreth 40 milion euro investime mesohet se do të "shpaguhen" nga ana e konsumatorëve të cilet do të detyrohen të paguajnë më shumë rrymen elektrike. Shifra me mbi 4 përqind e energjisë së ritur si duket nuk i ka kenaqur perfaqësuesit e KEDS të cilet do të propozojnë te Rregullatori i Energjisë rritje edhe më të madhe të çmimit të energjisë elektrike.
Faturat e qytetarit në muajt në vijim mund të jenë edhe më të "fryra" nga aspekti financiar sepse ato do të shtrenjtohen edhe më shumë. E kjo nuk vjen si rezultat i humbjeve në Kosoven A, por burimet e PortaliElektronik.tk theksojnë se zyrtaret e KEDS deshirojnë që të i mbulojnë humbjet dhe investimet me anë të faturimit më të madh të energjisë elektrike.
Mungesa e bazës ligjore në Kosovë, i pamundëson KEDS-it që të mund të inkasoj borxhin që ka trashëguar nga blerja e Kekut e që kap shifra milionëshe,  por rrjeti i dobet i energjisë, trafot tashmë të vjetruara dhe investimet në KEDS, mund të gjejnë vetëm një formulë barazimi, para më pak për qytetaret e detyruar të paguajnë me shumë energji elektrike/PortaliElektronik.tk

Post a Comment

 
Top