Prizren 13 mars 2014,

Është shpallur sot aktgjykimi ndaj Ramadan Mujës dhe të tjerëve pas një gjykimi të gjatë dhe ballafaqim provash e faktësh, të gjithë të akuzuarit u shpallen të fajshëm për të gjitha veprat penale . Muja është denuar me 2 vjet me kusht , për një periudhë 3 vjeçare , dhe me mos ushtrim të funksioneve publike dhe administrative për një periudhë tre vjeçare, denime të tilla sot u shqiptuan edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të cilet u shpallen të fajshem dhe u denuan me kusht për periudha të ndryshme kohore si dhe me mos ushtrim të funksioneve publike dhe administrative.


Prizreni në zgjedhje?

Në rast se edhe pas ankesës së mundshme nga ana e Mujës dhe të tjerëve ngelet i njejti vendim  ,ateherë në  bazë të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale të Kosovës , në nenin 56 pika 3 te perfundimi i mandatit të kryetarit të komunës, theksohet se ai perfundon në rast të vendimit perfundimtar të gjykatës që e privon nga cilësia juridike (në ketë rast privohet nga ushtrimi i funksioneve publike dhe administrative, cilësi kjo juridike ).
E në rast të perfundimit të mandatit të kryetarit të komunës , kryetari i komunës duhet të zëvendësohet  përmes mbajtjës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat duhet të shpallen nga ana e presidentës së shtetit në bashkpunim me kryetaren e Komisionit zgjedhor /e-portali.tk


Të gjitha të drejtat e rezervuara e-portali.tk


Post a Comment

 
Top