Por, ajo aktualisht është e uzurpuar nga persona që tash për tash as Agjencia e Privatizimit nuk ka mundur t’i identifi kojë. Po ashtu edhe një pronë tjetër prej 17166 metra katror, pronë e ish ndërmarrjes “NBI Rahoveci” është nxjerrë në shitje përmes procesit të likuidimit.
Po ashtu, edhe kjo gjendet në fshatin Xërxë të kësaj komune. Mirëpo, njëjtë sikurse prona e parë edhe kjo është e uzurpuar nga persona deri tash të panjohur nga Agjencia që po e bën privatizimin e tyre.
Shkelzen Lluka, drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit thotë se deri më tash AKP-ja ka dërguar në gjykatë më shumë se 500 padi për persona të papërgjegjshëm që kanë uzurpuar pronën Shoqërore. Por sipas tij, ka edhe shume raste kur AKP-ja nuk ka mundur të identifikojë uzurpatorin.
Ai thotë se për ndërmarrjet që shiten përmes formës së likuidimit AKP-ja nuk merr asnjë përgjegjësi në të ardhmen. “Të gjithë ata që janë të interesuar mund ta shikojnë pronën dhe ata vetë marrin vendim. AKP-ja nuk merr asnjë përgjegjësi që dalin në të ardhmen”tha ai për “Zërin”./Indeksonline/
Post a Comment