“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre, më dt. 16 prill rreth orës 18 në rrugën “Dora D’Istria” kanë protestuar para hyrjes se pallatit ku banon deputeti i Kuvendit, shtetasi Kastriot Islami, për arsyen e votimit te tij në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Materialet hetimore ndaj të akuzuarve i kanë kaluar prokurorisë për dy veprat penale : “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme“ dhe “Prishje e qetësisë publike”- bëri të ditur policia.
Struktura të PS-së të Njësisë Nr. 5 në Tiranë dhe të Forumit Rinor Eurosocialist, FRESSH zhvilluan pak ditë më parë një protestë përpara shtëpisë së ish-deputetit socialist Kastriot Islami, duke e quajtur tradhtar, pas votimit të tij në parlament për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ.
Vetë deputeti Islami e cilësoi protestën si një presion psikologjik, të urdhëruar nga kryetari i PS-së.
“Ajo që ka ndodhur në shtëpinë time edhe Mao Ce Duni do e ishte zi. Të shqetësosh banorët, familjen, është një gjë e paimagjinueshme. Nuk kanë asnjë lloj të drejte të shqetësojnë familjen time dhe fëmijët e mi. Unë mendoj që politika zhvillohet në parlament, por nuk ka askush të drejtë të kërcënohet në lidhje me vendimet që ka. I bëj thirrje zotit Rama të reflektojë, të distancohet sepse nuk i mbush askujt mendjen me termat mercenarë, tradhtarë, të shitur. Nuk kam kërkuar mbrojtje. Kam menduar që ata po bëjnë vetëm një dhunim retorik, psikologjik të familjes duke menduar se do të ndryshoj mendim. Nuk ka njeri dot mundësi të ndryshoje opinionin tim”, tha Islami në “Neës24”./Indeksonline/
Post a Comment