Është shpallur sot aktgjykimi ndaj Ramadan Mujës dhe të tjerëve pas një gjykimi të gjatë dhe ballafaqim provash e faktësh, të gjithë të akuzuarit u shpallen të fajshëm për të gjitha veprat penale . Muja është denuar me 2 vjet me kusht , për një periudhë 3 vjeçare , dhe me mos ushtrim të funksioneve publike dhe administrative për një periudhë tre vjeçare, denime të tilla sot u shqiptuan edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të cilet u shpallen të fajshem dhe u denuan me kusht për periudha të ndryshme kohore si dhe me mos ushtrim të funksioneve publike dhe administrative.Prizreni në zgjedhje?
Në rast se edhe pas ankesës së mundshme nga ana e Mujës dhe të tjerëve ngelet i njejti vendim ,ateherë në bazë të ligjit mbi vetëqeverisjen lokale të Kosovës , në nenin 56 pika 3 te perfundimi i mandatit të kryetarit të komunës, theksohet se ai perfundon në rast të vendimit perfundimtar të gjykatës që e privon nga cilësia juridike (në ketë rast privohet nga ushtrimi i funksioneve publike dhe administrative, cilësi kjo juridike ).
E në rast të perfundimit të mandatit të kryetarit të komunës , kryetari i komunës duhet të zëvendësohet përmes mbajtjës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat duhet të shpallen nga ana e presidentës së shtetit në bashkpunim me kryetaren e Komisionit zgjedhor /e-portali.tk
Të gjitha të drejtat e rezervuara e-portali.tk
Post a Comment